MIRE SE VINI NE FORUM DASHURI PA FUND KLEA
 
ForumForum  Portali KleaPortali Klea  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  ChATChAT  
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Tema Fundit
» cfar urreni ....
Fri May 01, 2009 8:23 pm nga pa emer

» Përse per ty po vuaj?
Sat Apr 25, 2009 4:47 pm nga pa emer

» Nje leter pr TY !
Sat Apr 25, 2009 4:46 pm nga pa emer

» Eja ! Të pres !
Sat Apr 25, 2009 4:45 pm nga pa emer

» A i vret koha dashurite?
Sat Apr 25, 2009 4:44 pm nga pa emer

» ke do te zgjidhni dashurine apo karrieren
Sat Apr 25, 2009 4:43 pm nga pa emer

» Cila eshte 'Pasuria' me e madhe qe keni?!
Sat Apr 25, 2009 4:40 pm nga pa emer

» moda 2009 ne MILANO
Sun Mar 22, 2009 8:06 pm nga DURRSAKE

» Gjen vdekjen pas 12 orëve
Thu Mar 19, 2009 8:51 pm nga Rrona

Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 Letra dashurie

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Letra dashurie   Mon Mar 16, 2009 11:03 pm

LETËR DASHURIE

Nga Bukla

Sonte kur e prisja t'më urosh për ato ngjarje mundimesh të mëdha të jetë sime, dhe të bleronte ajo pikë gëzimi e dalë nga hiri i pikëllimeve dhe malli , Ti, më mposhte e më plagose shpirtin me dilema :

- Çka je duke bërë ? Unë ty nuk të duroj dot ? Më shkatërrove ?

Hidhesha pas mijëra e mijëra tundullimave përse bëhet kjo goditje që më hapte rrugët e vuajtje ! Më kot u binda se nuk jam duke bërë gjë ! Janë shprehjet e mia të ndrydhura nga jeta që m'i kishte lanë peng në harresë dhe , i shpaloj në komunikimin e për natshëm të forumit, pa bërë asnjë të keqe. Megjithatë , vlonte dhe më përvlonte gjithherë po i njëjti rrebesh i pyetjeve !

Nuk e di se si të përgjigjem kur nuk ndjej se jam duke bërë faj. Edhe sa herë duhej të rrëfehesha se jam lot i pastër i jetës plotë vrazhdësi ku të bardhës i thuhet e bardh, dhe rrugës së qëndresës ec me vetminë !

Meqë nuk kam se çka të shpaloj në këtë jetë mjegullnaje, do të ec me vetminë duke ngjyer kafshatën e dashurisë së hidhur që sapo nisa ta shijoj më kafshoj befasisht !


Edituar për herë të fundit nga feneri në Tue Mar 17, 2009 12:47 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Mon Mar 16, 2009 11:06 pm

Letër Dashurie !

Më ka marrë malli !

Më kot endem të të gjej ! Koha ik dhe padiktueshëm në ditarin e pikëllimeve shtoj kryerreshtin e shkimeve. Por ja që brendia sërish mbushet me vullkanin e mallit që më djeg!

Nuk e dij a ka shërim kjo plaga ime ! Kullon çdo çast sepse ia kanë hapur portën dhe tani është shndërruar në ujëvarë lotësh! Sepse nuk ndalen dot rrjedhat e syve që lotojnë pë Ty!

Nuk e di në cilin email apo në cilën postë të të adresoj këto fjalë. Do të mbesin thënie që do të zverdhen si petalet e borzilokëve mes fletëve të librit të shkruar për ty dashuria ime e mbetur peng ! Dhe unë, jam kopshtarja që kultivoj kujtimet të mos zbehen për TY ! Me lot, me rënkime, me vaj! Sepse kufiri i ndarjes sonë është ngritur me veladonin e zi ...!

e përmalluara eri M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Mon Mar 16, 2009 11:08 pm

LETËR DASHURIE II

Bukla

E ndjej se ti me çdokusht do t'më flakish ! Prandaj shpif se postimet e mia të ngacmojnë !

Të lutem trego vetëm një fjalë që të damton ?

Jo është shprehia jote ajo ! Shprehia e mbisundimit! Duke i treguar mbi njëmijëherë qëllimet me ambalazhin e fjalës "të dua ", përpiqesh ta fusish lirinë e tjetrit në zgafellën e përgjimeve.

Nuk e dijë a do të bijë ndërmend se njerëzit nuk janë pëlhura që t'i hekurosish si do e nga do ?!!! Pastaj t'i palosh e t'i ndrydhish për gjithçka ! Për ide, për buzëqeshje, për shkrime mesazhesh të shpifura!

Unë kurrë s'u besoj shtigjeve që nxierrin kurtha! As fjalëve që kërkojnë mijëraherë falje, por nuk përpiqen ta përmirësojnë shpirtin që ka duhmën e tiranisë pëvetësuese ! Sepse, edhe nëse kam nevojë të dua, s'do të thotë se duhet me çdokusht të dirigjohem në buzëqeshje, komunikime, postime...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Mon Mar 16, 2009 11:10 pm

Letra e dashurisë III

Bukla


Nuk më kujtohet në cilin kapitull të rrëfimeve e shkrova fjalën : Të dua !

Ishte një xixë që krijoj zjarrin dhe tani më digjet trupi dhe shpirti! Por, nuk mund ta gjejë shpejgimin përse më bëre fajtore ? Akoma rri e hesht se nuk mundesh të mbulosh gabimin që e bëre !

Megjithatë, edhe një të vërtetë të hidhur do të ta them ! Sepse më verbohen sytë dhe nuk e di a del agimi! Jo se më vjen mirë të ec rrugëve të vetmisë ! Por, se duhet të përballem me dy arsye :

E para, më bëre fajtore se të kam ngacmuar ndjenjat me postimet që bëra duke ua përkushtuar shpirtin tim të tjerëve...!

E dyta, se akom vazhdoj të të ngacmoj , dhe se duhet t'i ndërpres ato !

Megjithatë nuk ndjej faj! Dhe rrugën e krijimit kur lind e rritet frymëzimi nuk e lë ashtu si thua ti! Edhe pse në jetë fillkat e vetme do të ec duke krijuar muzën ashtu siç e ndjej se duhet ta them !

Dashuria nuk është robëri !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Mon Mar 16, 2009 11:12 pm

EKLIPS DASHURIE

eri M

Nëpër dritën e eklipsit shikoj qenien tënde të mbetur në vetminë e thellë. Edhe linjat e fjalkalimeve t'i prishi ajo që befas zu dhe grindet me gjithçka ! Me pyetjet banale që krijojnë dëshprim ! Me sjelljet që të ngulin thikën në zemër !
- Çfarë vetmie të paska kapluar! E sikoj tek endesh i kërcënuar se nuk nënshtrohesh. E përse ua fale mirësinë me nektarin e fjalëve dhe buzqeshjen se i do dhe nderon njerëzit, të përfshiu hallakam ! As mund të të ndihmoj për të ! Sepse nëpërkat më kafshojnë me kërcnime e me injorime. Sa herë matem të mbajë hapin e shprehjeve që kanë dimensionin e polivalencës dhe shumkuptimsisë !
- Të tillë nuk duan! Prandaj edhe ty tu vardis ajo nëpërka dhe të helmoj me kafshime. Ushujza që deshi të pijë gjithë njomësinë e të të përthaj sikur je kërcyll!

Tek matem të përgjithsoj gjithçka për ty dhe të të them se dashuria është dhembje, në portën e mesazheve trokëllin kërcnimi se:
- Do ta shikosh tash e paskëtaj! Edhe administratorët do të merren me ty derisa të të prangosin. Ndësa misterin e fjalëkalimeve do ta bëj që kurrë mos hyjshë në linjë !

Vetëm diçka e di ! Se nuk nënshtrohesh kollal edhe në eklipsin e vetmisë , ti i vetmuari që u fale gjithçka të tjerëve të jetojnë të lumtur e ta ktyen me të keq. Si nëpërka ...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Mon Mar 16, 2009 11:15 pm

Leter dashurie ne vargje

Gjakushi

Sa herë më vardisen mendimet ti më bëhesh nyje
dhe vargjet e mendimeve i ndryn
heshtja bie dhe digjet nga zjarri shpirti im i kallur
me mallkimet që më vijnë pëditë !

Si u bëre aq vrasëse me fjalë e me djallëzi
përdor duart e padukshme të dhunës në fjalkalime
ke përgjakur ndërgjegjen me xhelozi
dhe unë rri si dëshmorë i ngrirë nga dashuria pa lapidar !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Mon Mar 16, 2009 11:17 pm

Letë dashurie ne vargje

feneri


Nuk është qeleshja e bardhë , mbi kokën time thinjat
e kanë shtuar bardhësinë si bora në mal,
se ti e shtove vuajtjen të mbillen , e rriten !
Dhe kurrë s'të kujtohet të thuash" Më fal !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Today at 12:11 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Letra dashurie
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
DASHURI PA FUND :: ZONE E NXEHTE :: DASHURIA-
Kërce tek: