FSHATI, AGIMI, TI DHE UNË.
Heshtje, pritje, vullkan qe shperthen
fshati, agimi, ti dhe unë
Akoma buzëqeshja nga nata s' shkelqen
por mendimet na shkojnë si lumë !
Cilen kaptine të rrefimeve ka hap nuk di
ku do të dalë gjithë kjo dramë
Edhe Zhulieta të ka shume lakmi
E Unë Romeo qe te mbajë pranë - pranë !
Nuk ka fund ky prolog dashurie
Se ti je gjithësia e pambarim
Sa herë shtohen ngjyrat e kësaj mirësie
Ti bëhesh Shpirt i shenjt dhe me fal shërim !